Ka nisur në këto çaste në “Sukru Saraçoglu” të Stambollit përballja mes Turqisë dhe Shqipërisë, me dy ekipet që luajnë për një nga dy vendet që të çojnë direkt për në Euro 2020, me kuqezinjtë që shpresojnë të mbajnë gjallë shanset e tyre për biletën e dytë të grupit H.
Reja ka vendosur të luajë me lojtarët që kanë shfaqur formën më të mirë, teksa ka ulur në stol Odise Roshin, ndonëse fillimisht u hamendësua për një vend si titullar për fierakun.
Atomesfera në stadiumin e Fenerbahçes është e zjarrtë, ndërsa tifozët shqiptarë të pranishëm janë rreth 2000 vetë në sektorin mik, por ka dhe tifozë të shpërndarë në tribunat e tjera./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post