Shefi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka konfirmuar se partia e tij dhe Lëvizja “Vetëvendosje” do të vazhdojnë konsultat për krjimin e qeverisë së re. Mustafa, pas takimit që zhvilloi me një delegacion të CDU-së nga Gjermania, theksoi se LDK-ja pret ceritikfimin final nga KQZ-ja.
“Sa I përket procesit zgjedhor e njoftova se ky proces ende s’ka përfunduar. Momentalisht jemi dy partitë që kemi dal të parat, LDK dhe VV, me një dallim të vogël. Pas certifikimit, numrit të gjitha votave, shpallet fituesi. Ne si parti gjatë fushatës zgjedhore objektiv e kemi pas zhvillim ekonomik, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, rikthimin e relacionet me BE-në dhe Amerikën.
Në rast se LDK të jetë në krye të qeverisë së ardhshme, apo pjesë e saj. Ne kemi biseduar me VV-në për mundësinë e koalicionit. E kemi vlerësuar se ky koalicion mund të bëhet. Ditëve në vijim, gjatë kësaj jave do të kemi kontakte, bashkëpunim, kryesisht për objektivat qeverisëse”, është shprehur ai.
Discussion about this post