Një burrë u kap nga kamerat e sigurisë duke hedhur një tullë në një makinë, por se gjërat nuk shkuan siç ai kishte planifikuar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Martin Craig ai që ka publikuar pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e tij.
Videoja tregon një burrë që po ecte pranë një veture, përpara se të kthehej shpejt dhe të merrte një tullë aty pranë.
Ai më pas ecën drejt makinës dhe e hedh tullën në të.
Sidoqoftë, tulla “rikthehet” nga makina dhe godet njeriun në fytyrë para se të bie para tij.
Megjithatë deri më tani nuk është bërë e ditur se cili ishte qëllimi i tij – për ta vjedhur apo vetëm për ta dëmtuar veturën. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post