“Turqia ka shqetësime legjitime të sigurisë. Në jug të saj ekziston një kërcënim terrorist”, tha kryediplomati amerikan lidhur me operacionin antiterrorist të Turqisë në veri të Sirisë.
Turqia ka shqetësime legjitime të sigurisë, ndërsa në jug të vendit ekziston një kërcënim terrorist, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” të cilin ushtria turke e filloi në veri të Sirisë për të penguar korridorin terrorist dhe për të garantuar paqen dhe qetësinë në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Turqia ka shqetësime legjitime të sigurisë. Në jug të saj ekziston një kërcënim terrorist. Në kuadër të synimeve të SHBA-së, ne kemi bërë çdo gjë që teksa luftonim me kërcënimin e quajtur DEASH në Siri, terrori të mos shënjestrojë njerëzit në turqi. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Pompeo në një deklaratë për prezantuesen Judy Woodruff nga televizioni amerikan PBS
I pyetur nëse SHBA ka ndryshuar mendimin lidhur me cilësimin si “aleatë” të grupeve të drejtuara nga YPG/PKK, kryediplomati amerikan përsëriti se shqetësimet e Turqisë janë legjitime.
“Këtë e kemi thënë edhe më herët. E kam thënë personalisht. Në jug të tyre ka një kërcënim terrorist”, u shpreh Pompeo.
Ndërkaq, ai mohoi që SHBA t’i ketë dhënë dritë jeshile Turqisë për nisjen e operacionit pas tërheqjes së trupave amerikane që erdhi pas bisedës telefonike midis presidentëve Recep Tayyip Erdoğan dhe Donald Trump.
“Jo, kjo nuk është e vërtetë. SHBA nuk ndezi dritën jeshile për operacionin. Gjatë bisedës, me t’u kuptuar se trupat amerikane mund të gjenden nën rrezik në rajon gjatë, presidenti vendosi që t’i zhvendosë ushtarët në një vend ku nuk do të dëmtohen”, deklaroi Pompeo.
Turqia dje nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.
Discussion about this post