Për të gjithë ata që i duan shkronjat e bardha në një sfond të zi, muaji i kaluar ishte shumë i mirë, sepse arriti mundësia e ekranit në shumë aplikacione.
Vazhdojnë të mbesin edhe aplikacione tjera shumë të mëdha, që përdoren gjatë dhe nuk e kanë këtë mundësi, por jo edhe për shumë kohë, së paku në dy prej tyre, transmeton Telegrafi.
Facebook është një rrjet social shumë i përhapur, që ofron mundësinë klasike të ekranit të bardhë me shkronja të zeza. Bashkë me të bardhën e ndritur, janë edhe shtresat me ngjyrë të kaltër, duke iu dhënë shumë dhimbje syve.
Deri më tani, Facebook nuk e ka zhvilluar sistemin e ekranit, por dikush e ka parë teksa testohej formati i ri që e ofron këtë mundësi. Por, ende nuk dihet se kur mund të arrijë.
Njëjtë ndodhë edhe me Instagram, që u merr shumë kohë shfrytëzuesve, duke shikuar fotografitë dhe videot e shumta, në një sfond me të bardhë të ndritur.
Ka mundësi që brenda një kohe të shkurtër edhe Instagram ta ketë sfondin e errët, sepse është parë se po testohej ky format, por se nuk dihet se kur do të lansohet. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post