Nëse keni motër të madhe, atëherë me siguri se fshiheni prapa saj kur keni probleme, e “detyroni” t’jua kryejë detyrat, e madje edhe i merrni rroba.
Por, ka shumë gjëra tjera për të cilat duhet ta falënderoni motrën e madhe, transmeton Telegrafi.
Sipas psikologëve, të pasurit motër jua përmirëson qëndrueshmërinë mendore dhe zhvillimin e përgjithshëm.
Fëmijët të cilët rriten me motra përreth tyre janë më të lumtur dhe kanë më shumë sukses si të rritur.
Motra e madhe jua ulë rreziqet e divorcit në të ardhmen
Ekspertët kanë zbuluar se ata të cilët kanë motra të mëdha kanë më pak shanse të shkurorëzohen në të ardhmen.
Një aspekt i këtij zbulimi befasues është se pasja e motrës ju bën më të pjekur dhe më pak të vetë-përqendruar kur rriteni.
Ajo gëzohet për ju, si dhe ju ndihmon t’i ndiqni ëndrrat
Ka shumë gjëra të cilat ajo jua mëson e që nuk i keni mësuar ende. Gjithmonë e keni motrën e madhe një person në të cilën mund të mbështeteni.
Motra e madhe ju inspiron të bëheni më e mirë dhe t’i arrini qëllimet që i keni.
Jua përmirëson shëndetin mendor duke qenë pranë jush
Sipas shkencës, rritja afër motrës së madhe i zvogëlon ndjenjat negative tek adoleshentet.
Nëse keni motër të madhe, ju nuk ndiheni e vetmuar, fajtore dhe e pa dashur. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post