Prodhimi i naftës nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), gjatë muajit qershor ka rënë në nivelin më të ulët në pesë vitet, ndërkohë që rritja e prodhimit nga Arabia Saudite dështoi të kompensojë humbjet në Iran dhe Venezuelë, prej sanksioneve amerikane dhe shkurtime të tjera brenda grupit, transmeton Gazeta Mejdani.
Sipas një sondazhi të Reuters, përcjell Telegrafi, OPEC me 14 anëtarë, në muajin e kaluar prodhoi 29.6 milionë fuçi në ditë, që është një rënie me 170 mijë fuçi në ditë nga muaji maj. Ky është edhe nivelin më i ulët që prej vitit 2014.
Sondazhi tregon se pavarësisht përpjekjeve të Arabisë Saudite për rritje të prodhimit, ky vend po prodhon edhe poshtë kapacitetit që i lejon marrëveshja e OPEC-ut.
Pavarësisht rënies së ofertës, nafta e papërpunuar ka rënë nga niveli më i lartë në 6 muaj prej 75 dollarë që preku në muajin prill dhe qëndronte në 63 dollarë për fuçi në ditën e fundit tregtare të javës.
OPEC, Rusia dhe vende të tjera jo anëtare që njihen si OPEC +, janë pajtuar në muajin dhjetor që të ulin prodhimin me 1.2 milion fuçi në ditë nga muajin janari 2019.
Vendet anëtare ranë dakord javën e kaluar në Vjenë, që të zgjasin marrëveshjen deri në muajin mars 2020./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post