Profesori universitar Armend Muja ka komentuar mesazhin që ka dhënë Vjosa Osmani sot për aktualitetin e zgjedhjeve.
Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Vjosa la të kuptohet se ajo është e gatshme të shkojë në koalicion me Albin Kurtin pa insistuar në postin e kryeministrit.
Ai ka thënë se Vjosa ka qenë parimore në këtë qëndrim duke shtuar se ky duhet të jetë një standard që duhet të vendoset në Kosovë që partisë së parë i takon posti i kryeministrit.
Profesori universitar ka thënë se ka pasur zëra brenda LDK-së që të kushtëzohet Vetëvendosje si në kohën e PDK-së me postin e kryeministrit.
“Çdo përpjekje për t’ia marrë postin e kryeministrit Albin Kurtit do të shkaktonte jo vetëm rrënim e trazira por do t’ia rriste edhe më tej popullaritetin Vetëvendosjes”.
Ai thotë se kjo nuk është paralele e duhur pasi thotë që freskia e Vetëvendosjes nuk krahasohet me një PDK që kishte kohë në pushtet në atë kohë.
Muja thotë se rezultatet e zgjedhjeve do të kenë ndikim edhe në LDK or edhe në PDK pasi sipas tij votuesi po kërkon një politikë tjetër./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post