Pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, ku Lëvizjen Vetëvendosje doli subjekti fitues, ish-deputeti i kësaj partie që tash është në PSD, Fisnik Ismaili siç duket është penduar që e brakstisi këtë parti.I pyetur në Facebook, nëse do të kthehej pas fitores në Lëvizjen Vetëvendosje, Fisnik Ismaili është përgjigjur se ka bërë gabim në kohën kur 12 deputetë kishin dalë nga Vetëvendosje për të krijuar më vonë PSD-në që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.I njëjti tha se do të bënte më mirë nëse atëherë të kishte dalur si deputet i pavarur deri në përfundim të mandatit, e që të mos vazhdonte më tutje të merret me politikë.
“Një gabimth e kam ba: është dashtë me dalë i depotet pavarun qatëherë kru dola, me nejtë deri në fund të mandatit edhe mos me rr.. për asnji parti politike ma”, është përgjigjur Ismaili.
Discussion about this post