Është duke vazhduar numërimi i votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të qëndrojë në vend të parë, derisa u është afruar 200 mijë votave.
Saktësisht në votat që janë numëruar deri më tani, VV-ja ka marrë 199271 vota.
Pas Vetëvendosjes, në rend të dytë me pak vota më pak se partia e Albin Kurtit radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK-ja deri më tani ka marrë 193793 vota.
Në rend të tretë, ndërkaq, është partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja. PDK-ja ka marrë 163777 vota.
Në vend të katërt është koalicioni AAK-PSD që ka marrë 89847 vota.
Deri tani janë numëruar 96,97% e votave. Në këto numërime nuk përfshihen votat me kusht dhe votat me postë, si dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Në rast se shkohet në këtë përqindje, Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka kaluar pragun, derisa VV-ja merr 31 deputetë, LDK-ja 30 deputetë, PDK-ja 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë, si dhe komunitetet 20 deputetë. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post