Për shumë vite radhazi Gjilani njihet si një prej qyteteve të LDK-së, pasi përkrahja qytetare në zgjedhje të shumta rreshtohej nga kjo parti.
Edhe pse udhëhiqet nga LDK-ja, saktësisht nga Lutfi Haziri, qytetarët e kësaj komune mbrëmë i dhanë përkrahje të hatashme Lëvizjes Vetëvendosje.
Thuajse më shumë se në çdo qytet tjetër, VV-ja la prapa LDK-në në këtë komunë, transmeton Indeksonline.
KQZ-ja ka publikuar rezultatin e 100% votave të numëruara në këtë qytet dhe rezultati është mjaft larg njëra-tjetrës në parti.
Vetëvendosje mori 39.31% apo 17 mijë e 864 vota, kurse LDK 26.88% apo 12 mijë e 217 vota ndërsa PDK 17.99% apo 8 mijë e 177 vota, AAK-PSD 7.13% apo 3 mijë e 238 vota./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post