I nominuari për Kryeministër nga Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka folur për raportet e tij me Hashim Thaçin, Presidentin e Kosovës.
Ai ka thënë se është një kohë e gjatë prej kur nuk ka komunikim me Thaçin, prej përplasjeve të tyre për ndarjen e Kosovës.
“Ka një kohë që kemi raporte të ftohura. Nuk kemi komuniki. Është një kohë bukur e gjatë që s’na ka rënë me komuniku me Presidentin Thaçi, me pas biseda e takime”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.
Haradinaj ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen me këto raporte, por ka thënë se tash është herët të flitet.
Haradinaj ka thënë se me Thaçin ka pasur përplasje për ndarjen e taksën.
Ai ka theksuar se taksa nuk është elektorale, por strategji shtetërore.
Discussion about this post