Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të arrijë për një vizitë në Beograd ditën e hënë, shkruan Gazeta Mejdani
Me vete ai do të sjell edhe 200 bisnismenë të njohur të Turqisë. E gjithë kjo gamë investitorësh turq që po shkojnë në Serbi tregon për interesimin e shtetit turk që të shtojë investimet e saj atje. Serbia po bëhet partner i besueshëm i disa shteteve evropiane dhe i Turqisë gjithasthu.
Gjihthsesi, fillimi zyrtar i punimeve të autostradës Beograd-Sarajevë është një shenjë e gatishmërisë për investime turke në projekte të infrastrukturës kapitale që nuk janë bërë deri më tani.
Pas dy vjetësh, Presidenti i Turqisë viziton prapë Serbinë. Kjo datë shënon edhe 140 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
Gjatë vizitës, do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë dhe rindërtimin e rrugës Novi Pazar-Tutin. Punë këto të cilat do t’i kryejnë kompanitë turke.
Kjo vizitë gjithashtu e ka karakterin e afirmimit të gjashtë fabirkave të mëdha turke që punojnë në Serbi. Fjala është për fabrikat në Vladicin Han, Leskovc, Priboj, Kragujevc, Kraljevë dhe Zhitorad.
Biznesmeni, i njohur serb Aleksandar Medjedoviç që ishte deri vonë edhe kryetar i Këshillit të Bisneseve turko-serbe ka thënë se kjo vizitë dhe rezultatet e gjerëtanishme tregojnë për bashkëpunimin engushtë të Turqisë me Serbinë në rrafshet ekonomike./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post