Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një gjest i cili është kapur nga mediat, derisa gjendej në Zyrën Ovale për të marrë pyetje nga reporterët së bashku me presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dy liderët u ulën krah për krah për një paraqitje të përbashkët shtypi, gjatë së cilës mediat amerikane kryesisht i bënë presidentit pyetje në lidhje me kërkesën e demokratëve për hetimin e tij, përkatësisht thirrjes telefonike të korrikut me presidentin ukrainas.
Por kur bëhet fjalë për gjuhën e trupit, shkruan DailyMail, ajo shpesh mund të flasë më shumë se fjalët.
Në një moment Trump u përpoq ta prekë Niinistön në këmbë, por presidenti finlandez u duk që e shtyu dorën e Trump larg, një gjest që është kapur nga kamerat.
Gjesti i papritur i tij thuhet se erdhi kur një reporter pyeti se çfarë mund të mësonin ShBA-të nga Finlanda, e cila është renditur vendi më i lumtur në botë për dy vjet me radhë nga Raporti Botëror i Lumturisë.
Ishte kjo pika kur Trump preku gjurin e liderit të huaj.
“Finlanda është një vend i lumtur”, tha Trump, duke i përkëdhelur gjurin Niinistos.
Dhe gjithsesi nuk kanë munguar as komentet në rrjetet sociale.
Një numër i njerëzve në Twitter vunë re se si ishin krenarë për Niinistö për lëvizjen e tij, ndërsa të tjerët sugjeruan veprimi i Trump ishte mjaft mosrespektues ndaj kulturës finlandeze./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post