Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kanë marrë mbështetje nga organizata Internacionalja Socialiste, e cila përbëhet nga 147 subjekte socialdemokrate nga e gjithë bota dhe pjesë e së cilës është edhe kjo parti.
Ata me anë të një letre kanë thënë se e në këto zgjedhje e mbështesin Albin Kurti, si kandidatë për kryeministër në këto zgjedhje nga VV-ja.
Postimi i plotë i VV-së në Facebook:
Mbrëmë Lëvizja VETËVENDOSJE! pranoi mbështetjen ndërkombëtare të radhës. Internacionalja Socialiste, organizatë e cila përbëhet nga 147 subjekte socialdemokrate nga e gjithë bota dhe pjesë e së cilës është edhe Lëvizja VETËVENDOSJE!. Nëpërmjet letrës së mëposhtme Internacionalja Socialiste mbështet Lëvizjen si qeverisja e ardhshme dhe Albin Kurtin si kryeministri i saj, si zgjidhjen e vetme për situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Republikën e Kosovës.
Më poshtë gjeni letrën e përkthyer ne shqip:
Në emër të familjes botërore politike të Internacionales Socialiste, anëtare e së cilës është edhe subjekti juaj, është kënaqësia ime që t’ua dërgoj juve, dhe nëpërmjet juve të gjithë anëtarëve të Lëvizjes VETEVENDOSJE!, urimet më të mira për sukses në zgjedhjet e ardhshme të 6 tetorit.
Në këtë kohë të vështirë e cila aktualisht na sundon, ekonomikisht ashtu sikurse politikisht, sot është më e qartë se asnjëherë më parë se populli i Kosovës do të përfitonte nga programi i juaj socialdemokrat, të cilin e përfaqësoni dhe për të cilin e angazhoheni ju e i cili bazohet në vlerat dhe parimet të cilat i ndajmë të gjithë gjithandej në familjen tonë botërore politike. Në këtë përpjekje, ju mund të llogarisni në mbështetjen e Internacjonales Socialiste.
Suksesi juaj në zgjedhjet e se dielës është sukses për të gjithë ne dhe është e sigurtë që do të jetë e dobishme jo vetëm për Kosovën, por edhe për regjionin dhe më gjerë.
Përshëndetje vëllazërore,
Luis Ayala
Sekretar i Përgjithshëm
Discussion about this post