Antalia, që zë vend ndër destinacionet më të rëndësishme të turizmit në botë, me një rritje prej 17% në krahasim me vitin e kaluar, në 9 muajt e këtij viti priti rreth 13 milionë turistë të huaj.
Antalia, që zë vend ndër destinacionet më të rëndësishme të turizmit në botë, me një rritje prej 17% në krahasim me vitin e kaluar, në 9 muajt e këtij viti priti rreth 13 milionë turistë të huaj.
Në periudhën 1 janar-29 shtator 2019 në Antalia erdhën 12 milionë e 623 mijë e 247 turistë të huaj. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në këtë qytet turistik kishin ardhur 10 milionë e 793 mijë e 757 turistë. Sipas këtyre shifrave këtë vit është shënuar një rritje prej 17%.
Numri i turistëve të huaj që hynë në Antalia gjatë periudhës 1-29 shtator ishte 2 milionë e 118 mijë e 4. Kurse vitin e kaluar në të njëjtën periudhë në qytet kishin ardhur 838 mijë e 279 turistë të huaj.
Kjo lëvizje e turistëve përbëri edhe një trafik të ngjeshur ajror. Ndërkohë që në terminalin e udhëtimeve të jashtme në aeroportin e Antalias gjatë muajit shtator u ulën 10 mijë e 827 avionë, nga ky aeroport u ngritën 10 mijë e 842 avionë. Kurse në udhëtimet e brendshme në vend pati 4 mijë e 25 ulje dhe ngritje të avionëve.
Discussion about this post