Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele të cilit llogaritë e rrjeteve sociale i ndihmuan të ngjitej në pozitë në fillim të këtij viti, bëri një ‘selfie’ para fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndërsa organizimin e quajti të “vjetruar” dhe kërkoi që të mos zhvillohej më.
Në kostum të errët dhe pa kravatë, me flokë të palosura prapa si pjesë e stilit të tij të veçantë, 38-vjeçari përshëndeti liderët e pranishëm, disa tha se ka një përshëndetje speciale për bashkëshorten dhe të bijën që ndodhen në galeri, transmeton Gazeta Mejdani.
“Sikur të më përcillni për vetëm një moment”, ka thënë Bukele, para se të nxjerrë iPhone 11 dhe të shkrepë imazhin me fytyrën e buzëqeshur, që më vonë e postoi në Twitter, ku ka më se 1.1 milionë ndjekës. “Më besoni, më shumë njerëz do e shohin këtë selfie, se sa të dëgjojnë fjalimin që e bëra këtu – shpresoj të jem fotografuar mirë”, ka thënë ai.
Sipas tij, do mjaftonin disa fotografi në Instagram dhe do kishin ndikim më të madh, se sa çdo fjalim në këtë samit, ndërsa transmetimi i këtij organizimi nëpërmjet video konferencave, do të ishte shumë më e pëlqyeshme.
Kjo ‘selfie’ e presidentit të El Salvadorit ka marrë shumë vëmendje, në samitin e Kombeve të Bashkuara, ku liderët botërorë si temë kryesore i kishin ndryshimet klimatike. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post