Vjosa Osmani është kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Zgjedhja e saj bëri bujë pasi nuk e kishte përkrahjen e plotë të kryesisë së LDK-së.
Disa nga figurat më të rëndësishme të LDK-së në të kaluarën kishin dal kundër saj edhe publikisht.
Po ashtu edhe Osmani nuk i kishte pasur marrdhëniet e mira me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, shkruan Indeksonline.
Një nga figurat më në zë që kishte dal kundër Osmanit në të kaluarën ishte edhe Muharrem Sfarqa.
Ish-kryetari i komunës së Ferizajit në emisionin televiziv para disa vitesh ia kishte thënë në fytyrë Osmanit se nuk je lidere e denjë për të udhëhequr LDK-në.
“Për Vjosën e kam një sugjerim, më vjen keq. Nuk mjafton vetëm me qenë femër ose e re ose i ri me udhëheq një parti. Ka një mungesë të përvojës. Nuk ka qenë kryetare e aktivit as e nëndegës, as e degës edhe automatikisht me qenë kryetare e degës, po ashtu është një paradoks.”, ishte shprehur Sfarqa.
Për më shumë shikojeni videon e plotë nga debati mes Muharrem Sfarqës dhe Vjosa Osmanit.
Discussion about this post