Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi janë ekip, ka thënë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Haradinaj, në RTV Dukagjini ka thënë se ata së bashku janë përpjekur për ndarjen e Kosovës dhe e kanë luftuar atë për shkak të qëndrimeve të tij.
Ai ka thënë se megjithëse ata dy kanë probleme ndërmjet vete, ende i shërbejnë njëri-tjetrit.
“Janë ekip. I kanë do idhnime, por shërbëhen me njëri-tjetrin”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka treguar për herë të parë një ndodhi kur ishte kryeminsitër, ku ishte i përfshirë edhe Kadri Veseli dhe një zyrtar i lartë i huaj, emrin e të cilit nuk e ka përmendur,
“Kadria iu drejtojke ni zyrtari të lartë, i thoke a i ka prishë Kryeministri marrëdhëniet me ju. Zyrtari i lartë thojke që na jemi familje, kryeministri i ka do dallime, por na jemi familje. Ky prapë e pytke, edhe i thoke që unë e prishi koalicionin, krejt kjo në praninë time”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri në detyrë i është përgjigjur dekaratave elektorale të Veselit se Ramush Haradinaj e ka lënë në “lloq”.
Discussion about this post