Kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR, Behgjet Pacolli në emisionin Pressing të T7 ka thënë se ai nuk ka përfituar asgjë nga Kosova.
Ai ka thënë se kompanitë e tij që kanë investuar këtu, fitimin e kanë diku tjetër, shkruan Indeksonline.
“Asgjë nga Kosova, që ka nevojë për mirëqenie, nuk kam përfituar. Çdo gjë që u investu në Kosovë është nga kompanitë e mija që fitimin e kanë tjetër kund por kanë investuar këtu. E vërtet ne kemi pasur dy komuna, çdo herë që jam shkuar në Gjakovë, gazetat kanë qenë të gatshme të shkruajnë se kryetari i partisë po tenton me interferuar në punën e kryetares. Si rezultat i veprimeve të tij unë kam ndërtuar një fabrikë të këpurdhave në tokën e Agim Bahtiri. “, është shprehur ai./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post