Pjesëmarrja e qytetarëve ishte mjaft e madhe në këtë tubim që u mbajt në sheshin kryesor te Prishtinë “Skenderbeu”.
Qytetarët kishin ardhur nga të gjitha rajonet e vendit, madje vetëkandidatë për deputet nga kjo parti kanë mbledhur simpatizantët të cilët i sollën me autobusa.
Këtë nuk e kanë fshehur as vetë ata, madje kanë postuar edhe imazhe në rrjetet e tyre sociale ku shihen me qytetarë rrugës për në Prishtinë.
Kujtojmë se ishte LDK-ja ajo e cila akuzonte VV-në që kjo parti po bën organizime për transportimin e njerëzve për të votuar VV-në për 6 tetorin.
Discussion about this post