Prof. dr. Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore, ka paralajmëruar kandidatët e dy partive më të mëdha në vend.
Në shkrimin e tij të gjatë, prof. Maxharraj, shkruan se tash në këtë kohë fushatë shumë shigjeta helmuese po sillen në oborret e LDK-së dhe VV-së.
Në fund të shkrimit, Maxharraj thekson se Osmani dhe Kurti janë dy shpëtimtarët e vetëm të Kosovës.
Ja shkrimi i tij:
BËNI KUJDES VJOSA DHE ALBIN.
Sot edhe zyrtarisht ka filluar fushata elektorate për zgjedhjet parlamentare të parakoheshme,anipse kjo fushat jo zyrtarishte ka filluar që nga momenti i doreheqëjës se Kryeministrit Ramush Harajdina.Po bëhën debate nga më të ndyshmet,me premtime,sygjerime,ide.por më se shumti po ka shtyreje më bryla,ofendime dhe kurrfarë respekti elementar midis garuesve për kryeministër të vendit.
Si zakonishte,mjerishte edhe kësaj radhe po garojnë për kryeminstër njerez te korruptuar,njerez pa kurrfarë respekti,njerez të cilët më shumë i bënë demë vendit se sa i sollën ndonjë dobi.Edhe ne radhën për deputet u futën edhe kësaj radhe njerez me akuza,njerez te korruptuar,hajna dhe plaqkitës te shtetit,të cilët votuesit duhet te mos i votojnë as si kryeministër e as si depute.
Por kësaj radhe dua me deshprim te veçoi fushatën e LDK dhe LVV.Nuk i di arsyet së pse këto dy parrti me të medhat në Kosovë nuk bënë një koalicion parazgjedhor i cili qe ateherë do ta vuloste fishatën dhe zgjedhjet ne favor te tyre.Këtë e deshiroi LVV,por LDK e luajti bishtin,me arsyetim se më mirë është qe si te vetme të matemi në popull.Kjo do ishte idelate sikur ta banin të gjitha partit,por nuk e bënë.Disa lidhën koalicione parazgjedhore,kurse disa parti të vogëla u strehuan te ato më te mëdhat për te mbijetuar.
Gjatë kësaj fushate shumë shigjeta,nganjëhërë edhe helmuse,po vringllojnë në oborret e LDK dhe LVV.Këty dy parti që deri dje ishin ne opozitë,bile ishin një opozitë e fortë si asnjëhërë më parë në Kosovë,tashti në fushatë sikur kanë filluar të acarohën mes vedi në vend se te gjejnë pika afrimi,për te mos e fundos koalicionin eventual paszgjedhor.Kandidatja e LDK për kryeministre Vjosa Osmani siku ka marr krahë dhe nuk po zgjedhë fjalë ndaj liderit të LVV Albin Kurtit,bile shkon edhe më lragë sa ate e krahason me lider të ndryshëm mafioz te drogës,si kundërpërgjegje Albin Kurtit se do ti takojë Vjosësn vendi i Kryeparlamentarit nese LVVi fiton zgjedhjët.Në krahasim me ofendimin e Vjosa Osmanit ndaj Kurtit,ky propozim i Kurtit nuk është ofendues,sepse fituesi i zgjedhjeve e luan lojën kryesore.
Kah i qonë ky acarim midis LDK dhe LVV?!
Ofendimet,jo respekti,sharjet midis LDK dhe LVV nuk u bajnë mirë asë njerës as tjetrës.Por siç thotë populli kur dy veta përlahën fillon i treti.Shumë monitorues te PAN dhe Porto mafisë dhe të SHIK-ut janë ba me nga katër vesh e sy dhe nuk e lëshojnë nga investigimi fushatën e LDK dhe LVV,sepse acarimim midis LDK me LVV e shikojnë si shpetim për ta për te mbetë edhe më tutje në pushtet duke ba koalicion paszgjedhor me LDK,te cilin kandidatja për kryeministre e refuzon “fuqishëm” kjo edhe do te ndodhëte sikur Vjosa Osmani ti kishte edhe frenat e LDK në dorë,por nuk i ka,kjo e ka fushatën,kurse frenat pas zgjedhjeve i ka diskush tjetër e jo Vjosa.Këtë e vertetojnë edhe shumë zera te ardhurë nfa Pronto mafija se do mund te jetë një koalicion i mundshëm paszgjedhor,qe do te ishte turpi i botës për LDK.Dihet se motoja kryesore është arëmiqësia e Pronto mafis me LVV,sepse po te vjenë në pushtet LVV ata e dinë fortë mirë se ku e kanë vendin,e ketë vend nuk mund te ua tregoi LDK,ashtu suç nuk e bërë edhe më parë.
Mu për këtë arsye deshiroi,por këtë e deshiron edhe anëtaresia dhe elektorati i LDK dhe LVV qe te jenë më te matur gjatë fushatës elektorale dhe mos ta lendojnë njeri tjetrin,sepse koalicioni paszgjedhor midis LDK dhe LVV është një koalicion e shpresës,një koalicion për rreximin dhe çkapjën e shtetit nga bandat kriminele,nga te korruptuarit,mafiozet,matrapazet të cilët qe 20 vjetë ia nxinë jeten popullit të Kosovës i cili jo nga qejfi por nga zori po ikë nga Kosova duke e marrë botën.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë dy shpëtimtarët e Kosovës.
Discussion about this post