Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë sonte se me Albin Kurtin dhe Vetëvendosje bëjnë koalicion paszgjedhor vetëm nëse ata i respektojnë simbolet shtetërore të Kosovës: flamurin dhe himnin.
“Me Vetëvendosjen bëjmë koalicion vetëm nëse e pranojnë shtetin e Kosovës si projekt të përhershëm, nëse i respektojnë simbolet dhe flamurin, edhe himin”, ka thënë ajo në t7.
Sipas saj, është punuar me vite të tëra që shteti i Kosovës të bëhet realitet, ka pas shumë sakrifica, vrasje, gjenocid e çka jo tjetër që ta kemi këtë shtet”, ka thënë ajo.
Discussion about this post