Kandidati për deputet i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet e 6 tetorit dhe se Skenderaj do të mbetet bastion i kësaj partie.
Ai këto deklarata i dha gjatë debatit në emisionin “Frontal” në T7, që këtë herë është mbajtur në Skenderaj e që përballë kishte Isa Xhemajlajn e Nismës dhe Naim Bazajn e AAK-së.
“Jemi më unik se kurrë për ti fituar zgjedhjet. Në platformën e re, me kryeministër Kadri Veselin, kemi prioritet zhvillimin ekonomik dhe do ti mbështesim bizneset që të rrisim numrin e punëtorëve”, ka thënë Lushtaku.
Ai ka fajësuar qeveritë e kaluara, të drejtuara na LDK e AAK për numrin e vogël të investimeve në Drenicë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post