Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, shpreson se kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbështesë pikëpamjen e Beogradit sa i takon zgjidhjen e çështjes me Kosovës.
Komenti i kreut të ekzekutivit e bëri këtë koment para takimit të Presidentit serb Aleksandar Vuçicc me Kancelaren gjermane, Angela Merkel në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Brnabiç tha se pret që bisedimet serioze të vazhdojnë dhe të diskutohet për tema konkrete.
“Sa i përket lëvizjeve konkrete, ato do të varen nga zgjedhjet në Kosovë më 6 tetor, respektivisht kush do të vijë në pushtet në institucionet e Kosovës, nëse do të mbledhin pikë politike apo do të jenë seriozë dhe të gatshëm për bashkëpunim dhe stabilitet rajonal”, -tha ajo./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post