Milorad Dodik i Republika Serpska prapë ka dalë në skenë. Si kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, ka folur sërish për çështjen e Kosovës, shkruan Gazeta Mejdani.
Ai ka thënë dje për mediat serbe se një prej opsioneve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është që katër komunat e veriut të Kosovës, siç thotë ai, “t’i mbesin Serbisë”, ndërsa Republika Serbe e Bosnjë dhe Hercegovinës të bëhet pjesë e Serbisë.
“Nëse kjo është zgjidhja, unë nuk jam larg saj”, ka shtuar Dodiku
“Lufta në BeH nuk është më e mundur, por një vendim për pavarësinë e Republikës Serbe është i mundur,” i tha ai për TV Prva, para takimit me përfaqësuesit e shtetit serb në Beograd, transmeton lajmi.net
I pyetur se çfarë mendon për idenë që të gjitha problemet në Ballkanin Perëndimor të zgjidhjen në pako, Dodiku tha se çështjet e Republikës Serbe dhe të Kosovës janë të lidhura, sepse “faktikisht janë çështje të popullit serb”
“Çështje primare shtetërore e Serbisë është Kosova, por çështje primare nacionale është Republika Serbe sepse në të jetojnë 1 milion serb”, deklaroi Dodiku. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post