Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, bashkë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kanë mbajtur një takim me qytetarë në Ferizaj.
Ajo nga atje tha se pjesëmarrja e madhe në këtë tubim është tregues që PDK-ja do të shkojë në opozitë.
“Është e jashtëzakonshme me pa këtë sallë plot me rini. Jemi falënderues njerëzve të vjetër të partisë që për tri dekada na ndihmuan neve të rinjve ta duam shtetin tonë.
“Në Ferizaj po e shoh që përfundimisht po e çojmë PDK-në në opozitë. Ferizaji në mes demokracisë dhe anarkisë po zgjedh demokracinë”.
“Më 6 tetor nuk ka asgjë që do ta ndalë fitoren e LDK-së. Dhe nuk ndodh që ne t’ju zhgënjejmë për fjalën që e kemi mbajtur dhe për punën që e ka bërë LDK-ja në punën e ndershme në mbrojtje të shtetit”.
“Ne dallojmë nga të gjithë të tjerët sepse kemi një ekip të pastër si loti para ligjit dhe para Zotit me ndërgjegje dhe punë të ndershme. LDK-ja e ka çdo derë të hapur, çdo kandidim. Ne kemi plan qeverisës të bazuar në ekspertizë, në vëmendje e ka familjen që është shtylla”./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post