Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Fiknete Bejta, u bënë thirrje qytetarëve të vendit që të mos shesin të ardhmen e tyre duke iu besuar premtimeve boshe, shkruan Gazeta Mejdani.
Ajo gjithashtu ka këshilluar qytetarët që votat e tyre tua japin njerëzve të mirë, të cilët nuk pranojnë t’i shërbejnë krimit e grupeve kriminale.
Në një postim në Facebook ajo thotë se qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit duhet të vendosin për njerëzit që orientojnë politikat për zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e jetës në këtë vend.
“Indiferenca, mospjesëmarrja, e për më keq shitblerja e votës, investojnë papërgjegjshmërinë e pushtetit”, shkruan Bejta.
Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë në Facebook:
Nuk ka garë në Kosovë. Nuk ka garë për vendet e punës, nuk ka garë në Universitet, nuk ka garë lojale as në politikë. Nepotizmi dhe korrupsioni janë shëndrruar në kancer për vendin, e si rrjedhë e këtyre punësimet pa meritë dhe keqpërdorimet e kanë krijuar klinetelën votuese edhe “për deputet që kryjnë punë”.
Fushata elektorale nuk fokusohet tek parimet e projektet por tek premtimet dhe drekat e darkat. Të dashur qytetarë , mos e shisni të ardhmen për premtime boshe. Sot e deri me 6 tetor keni me dëgju llojlloj premtimesh , kanë me ju ofru vende pune, jetë më të mirë, trajtim çështjesh, e besa kanë me ju gënjy se ata janë ministra potencial, zëvendësministra potencial etj etj.
Përpara se të merrni vendime, bëjeni vetës këto pyetje: Kush janë ata? si arritën deri në atë pozitë që juve me ju dhënë premtime ? Pse nuk bënë diqka paraprakisht për juve? Cili ishte angazhimii tyre paraprakisht për këtë komunitet? Shfrytëzoni rastin besoni tek njerëzit më të mirë , më të përgjegjshëm, tek njerëzit që janë të prirë të jetojnë prej punës së tyre dhe se nuk pranojnë t’ju shërbejnë krimit e grupeve kriminale për një grusht vota. Besoni në njerëz (nga cilado parti qofshin) që nuk e kanë në interes primar pasurimin e vetës e familjes së vet duke e dëmtuar buxhetin e shtetit, duke keqpërdorë pozitën zyrtare e duke i favorizuar grupet kriminale.
Njerëzit që do të zgjidhen deputet e krijojnë mozaikun e sistemit qeverisës dhe varet nga ju se si do të duket ky mozaik. Vendosni për njerëzit më të mirë për vendin për të orientuar politikë-bërjen drejt shqetësimeve tuaja, për të ndryshuar dhe përmirësuar jetën tuaj. Indiferenca, mospjesëmarrja, e për më keq shitblerja e votës, investojnë papërgjegjshmërinë e pushtetit.
Discussion about this post