Sonte mysafir në T7 ka qenë kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK – PSD, Daut Haradinaj.
Ai ka thënë se përmendja e gruas së Dardan Molliqajt nga kandidati i deputetit të VV’së, Haki Abazi, ishte e papranueshme dhe jo e moralshme.
Haradinaj pretendon se përmendja e gruas së Molliqajt ka mundur ta eskalojë situatën gjatë debatit mes Haki Abazit dhe Dardan Molliqajt në Pressing të T7.
Haradinaj thotë se Abazi e ka fyer Molliqajn dhe e ka prekur në një temë që si shqiptarë ‘jemi të ndjeshëm’.
“Ka pasur gjuhë të çuditshme. Ai e ka fyer në nji temë. Na jemi shqiptar, jemi pak të ndishëm. Nuk guxon me hy njeri në aso tema”, ka thënë kandidati i AAK’së për deputet.
Siç shkruan Gazeta Express, Haradinaj thotë se nuk po e arsyeton Molliqajn, por që e sheh një fjalë të Abazit si jo të moralshme.
“Nuk bën ta devijosh gjuhën, pavarësisht dallimeve. Nuk e arsyetoj Dardanin, por nga ana e Haki Abazit, ka qenë jo e moralshme”.
“E ruaj respektin për Haki Abazin, por nuk pajtohem me qat fjalë të tij”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Abazi gjatë debatit të tensionuar ku po përmendëshin edhe familjarët, i tha Molliqajt se “ty nuk të sheh ëndërr as gruaja jotë”.
Ndërsa Molliqaj po i përmendte babanë kandidatit të VV’së. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post