Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit sot në Degën e 3’të të kësaj partie, që njihet me emrin Dega e Ibrahim Rugovës, ka thënë se qytetarët duhet të mobilizohen për ta votuar LDK’në si në vitet e 90’ta, sepse sipas saj, vendi është në rrezik.
“Ju lus për mobilizim si në vitet e 90-ta sepse shteti ynë është në rrezik. Mos ua falni asnjë sekond atyre që deri sot e shkatërruan të ardhmen e fëmijëve tanë” tha Osmani.
Aty ajo ka thënë se pjesë e programit të tyre politik është luftimi i krimit dhe korrupsionit.
“Ne e kemi një parakusht, luftimi i kriminelëve. Kriminelet dhe korrupsioni nuk mund të luftohen nga të korruptuarit. Krimi dhe korrupsioni mund të luftohen nga njerëz me duar të pastra. Le ta dëgjojë secili nga kundërshtarët tanë: nuk ka qenie njerëzore që mund ta kontrollojë një kryeministre me duar të pastra”, ka thënë Osmani.
Vjosa Osmani është kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post