Cilat komuna kanë bërë progresin më të madh?
Instituti GAP sot nga ora 10:30 organizon konferencën për media ku prezanton raportin “Indeksi i transparencës buxhetore të komunave 2018”.
Në këtë raport, Instituti GAP ka vlerësuar transparencën buxhetore të komunave për vitin 2018. Bazuar në indeksin e GAP për transparencë buxhetore komunale, ata kanë renditur komunat varësisht nga numri i dokumenteve buxhetore të publikuara dhe dëgjimeve buxhetore me qytetarë.
Të gjeturat e këtij raporti tregojnë se transparenca buxhetore e komunave në vitin 2018 ishte në një nivel më të lartë se në dy vitet e kaluara. Në këtë konferenc do të kuptohet se: Cila është komuna me transparencën buxhetore me të lartë në 2018?
Cilat komuna kanë bërë progresin më të madh në periudhën 2016-2018? Cila janë komunat që kanë bërë një hap pas sa i përket transparencës buxhetore?/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post