Kryetari Veliu vizitoi punimet në realizimin e disa projekteve infrastrukturore.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, vizituan punimet në realizimin e disa projekteve në lokalitete të ndryshme të komunës së Podujevës.
Gjatë inspektimit të punimeve në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës Podujevë – Sfeçël – Shajkoc, Kryetari Veliu tha se realizmi i këtij projekti rrit sigurinë për qytetarët e kësaj pjese.
“Realizimi i projektit, përveç në lëvizjen e lirë, do të ndikojë edhe në rritjen e sigurisë për qytetarët e kësaj ane, pasi që ky projekt përfshinë edhe kryqëzimin e rrezikshëm që ndodhet në këtë rrugë”, tha Kryetari Veliu
Po ashtu, Kryetari Veliu ka inspektuar punimet në rregullimin e hapësirës pranë varrezave në fshatin Shakovicë, dhe projektin e ndërtimit me kubëza të shtegut për nxënës, që shpie te shkolla në fshatin Batllavë.
Discussion about this post