Të dashur qytetarë,
Kurban Bajrami është festa më e madhe në kalendarin e shënuar të fesë islame.
Në këtë ditë kremteje, besimtarët myslimanē përveç gëzimit e falënderimit për Zotin, tregojnë edhe akt solidarësie e ndjenje njerëzore me të afërmit, miqtë dhe me gjithë njerëzit përreth.
Me këtë rast dua t’i përcjell te secili prej jush urimet e mia, me dëshirën që këtë ditë në familjet tuaja të ketë paqe e begati dhe sofra plotë.
I uroj në mënyrë të veçantë të gjithë bashkatëdhetarët tanë, të cilët këtë herë festën e Kurban Bajramit po e kremtojnë së bashku me familjet e tyre në Kosovë!
Me fat Kurban Bajrami!
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post