Qyteza franceze e La Grelle vendosi në fuqi një ligj shumë të çuditshëm që do t’i ndalojë vdekjet e personave gjatë fundjavave dhe gjatë ditëve të festave.
Shërbimi mjekësor për këtë qytezë ka pësuar një shkurtim në stafe duke lënë shumë pak mjekë.
Ky vendim i Bashkiakut të La Grelle vlen për t’i tërhequr vëmendjen shtetit që të përmirësojë shërbimin mjekësor.
Sipas tij shumë qytetarë në komunitet nuk kanë një doktor. Dhe me vendosjen e këtij ligji, nëse ata do të shkojnë në një qendër shëndetësore jashtë qytetit ata do të penalizohen.
Gjithashtu kryebashkiaku ironizoi faktin se Franca është e gatshme të mobilizojë vendin për çështje si ndryshimi klimatik, por nuk bën asgjë për të përmirësuar shërbimin mjekësor në vendet rurale.
Kryetari i komunës ua ndalon qytetarëve të vdesin vikendeve dhe gjatë festave.