Kohëve të fundit në Amerikë disa media kanë shkruar rreth raporteve mes Arnold Schwarzenegger dhe Donald Trump. Është raportuar se ka pasur një zënkë mes tyre. Megjithatë, në fund, aktori amerikan me prejardhje gjermane çdo gjë e ka qartësuar.
Thuhet gjithashtu se për shkak të xhelozisë që ka Trump ndaj gjermanit Arnold Schwarzenegger, presidenti amerikan herë herë është munduar ta imitoi për së keqi atë.
Megjithatë, Schwarzenegger në fund ka thënë se miqtë e vjetër nuk mund të bëhen armiq. Kjo edhe ka reflektuar pozitivisht tek presidenti amerikan.
Në fund, para gazetarëve Schwarzenegger e ka pranuar me një buzëqeshje të këndshme duke thënë se: “Po, është e vërtetë, Trump është i dashuruar në mua. Ai vërtetë dëshiron të jem unë, por nuk do t’ia arrijë dot.”
Discussion about this post