Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje dhe Listës Guxo, Haxhi Avdyli, sot ka reaguar, pasi dje me rastin e emërimit të ministrit të Shëndetësisë nga ana e Kryeministrit Kurti, një numër i madh i portaleve kanë pritur reagimin e tij pse gjoja nuk u zgjodh minister, madje disa sipas deputetit edhe e kanë telefonuar.
Haxhiu thotë se ata qëllimisht shigjetat I orientojnë te” hallka më dobët”, (e menduar nga ata) te Ministrat, deputetë e aktivistë nga Lista Guxo. Por ai ua bënë të qartë se koalicioni i shpresës për Kosovën VV Guxo i krijuar me vullnetin e shumicës së Kosovarëve do jetë i qëndrueshëm dhe si asnjëherë më i fortë e funksional.
Ja ҫfarë shkruan Haxhiu:
Për zgjedhje lokale u bënë bashkë krejt Partitë, analistë, portale, biznese legale e nëntoka ish politikanë e shumë tjerë që investuan çdo gjë nga arsenali tyre për të ardhur deri te ky rezultat. Mir shumë. Ju themi urime.
Por ajo që vërehet këto muajtë e fundit e veqanërisht ditët e fundit, e unë e vërejta edhe dje që ku pata mbi 100 telefonata të mediave e mbi dhjetra artikuj portalesh e mos te flasim për komente banale me emrin tim të biznismenëve të pseudoportaleve.
Qëllimi është si kristali.
Të ushqejnë përqarje, e ndjellin pakënaqësi e tronditje mes koalicionit të Listës së referendumit të 14 shkurtit.
Dhe sipas tyre shigjetat duhet orientohen te hallka më dobët, (e menduar nga ata) te Ministrat, deputetë e aktivistë nga Lista Guxo.
Por kot e keni.
Ju nuk po na njifkeni mirë.
Nuk jemi brymë që na shkrinë dielli parë. Mos hargjoni para, energji për shpifje e shkrime koti. Koalicioni i shpresës për Kosovën VV Guxo i krijuar me vullnetin e shumicës së Kosovarëve do jetë i qëndrueshëm dhe si asnjëherë më i fortë e funksional.
Prandaj të dashur miqë që pajtohemi e që spajtohemi , qetësohuni, përgadituni të përshtateni me udheheqjen e Kosovës nga Presidente Vjosa Osmani, e kryeministër Albin Kurti edhe për shumë vite.
Qëllimi është që pas zgjedhjeve të 2025, të vazhdohet edhe një mandat. Sepse Kosova ka nevojë për standardin e ri te udheheqjes së tyre.
Në 2029 ndoshta është larg, e dikujtë nuk i pritet por vetëm ateherë ne do bëjmë vlerësimin e këtij bashkëpunimi 8 vjeqar.