Për darken tuaj familjare jemi përkujdesur për ketë meny. Është një sallatë e pazakonshme e cila thjesht shkrihet në gojë!
Përbërësit:
– 700 g brokoli,
– 1 lugë e vogël kripë,
– 200 g majonezë,
– 1 qepë e kuqe,
– 200 g fara luledielli.
Përgatitja:
Vendoseni brokolin në tenxhere, hedhni kripë dhe ujë të ftohtë. Nxejeni deri në pikën e vlimit.
Sapo të vlojë largojenu nga shporeti dhe lëreni 5 minuta në ujë. Nxirreni me lugë me vrima dhe lëreni të ftohet.
Brokolin e ftohur priteni në kube të vogla, qepën e kuqe në rrathë, shtoni majonezën dhe farat e lulediellit.
Të gjitha bashkë përzieni që të bëhet tretje kompakte. Vendoseni në tepsi dhe shërbejeni.
Ju dëshirojmë një darkë të kënshme! – transmeton /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post