Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mund të merret shumë thjesht nga një sërë frutash dhe perimesh të ndryshme.
Dhe, ndërkohë që mund të mos ndihmojë në shërimin e gripit apo të ftohurave, siç shpesh mendohet, mund të forcojë sistemin imunitar dhe të ndihmojë trupin tuaj për të luftuar infeksionet. Është gjithashtu një vitaminë shumë e mirë për ta marrë pas aktivitetit fizik për shkak të aftësive anti – inflamatore që ka, që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit të muskujve.
Por, sa vitaminë C duhet të konsumoni në ditë? Ekspertët thonë se në një ditë mund të merrni pa efekte negative deri në 2,000 mg vitaminë C në ditë, por nuk është e nevojshme që të merrni kaq shumë për të pasur efekte pozitive në shëndet. Në fakt, femrat e rritura kanë nevojë për vetëm rreth 75 mg në ditë. Përmbushja e kësaj kuote është e lehtë. Vetëm një portokall përmban rreth 100 mg vitaminë C, që është 130% e sasisë së rekomanduar ditore.
Por, portokalli nuk është i vetmi burim i kësaj lënde të rëndësishme ushqyese.
- Lakra jeshile
Lakra jeshile ka një përmbajtje të lartë vitamine C, 1.5 filxhanë kanë 120 mg vitaminë C.
- Brokoli
Një filxhan brokoli i gatuar përmban 101 mg vitaminë C.
- Lakra Brukseli
Një lakër e tillë ka vetëm 8 kalori dhe 13 mg vitaminë C. Hani pesë lakra për të arritur kuotën tuaj ditore, dhe më shumë nëse jeni akoma të uritur.
- Luleshtrydhe
Ky frut nuk është vetëm gjëja më e mirë për verën, ka gjithashtu një përmbajtje të lartë antioksidantësh. Vetëm 10 luleshtrydhe përmbajnë rreth 108 mg vitaminë C.
- Kivi
Një filxhan kivi (që është rreth dy kivi) përmban 164 mg vitaminë C. Bonus: Ky frut ka gjithashtu një përmbajtje të ulët kalorish./Gazeta Mejdani/