Sot, Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Xh.B. dhe V.B. për shkak se të njëjtit dyshohet se kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se dy ditë më parë në Ferizaj, vetura me vozitës Xh.G., pas dhënies së shenjës nga Patrulla për tu ndalur për kontroll, vozitësi i veturës nuk është ndalur dhe ka vazhduar me shpejtësi në drejtim të Ferizajt, pas rreth 200 metra, patrulla tjetër ka arritur që ta ndal veturën.
Ku më pas, gjatë kontrollit të veturës, prapa karriges së pasagjerit është gjetur një çantë krahu, në brendësi të së cilës gjendej një qese e zezë, e mbushur me narkotikë, e dyshuar për marihuanë.
Ndërsa, gjatë kontrollit në banesën e të pandehurit, janë gjetur edhe 13 qese najloni e mbushur me substancë narkotike e dyshuar për kokainë, me peshë të përgjithshme 4.1 gram, ndërsa në banesën e të pandehurit, V.B., janë gjetur mbetje të qeseve të najlonit, që dyshohet se janë përdorur për paketim të substancës narkotike të llojit kokainë që janë gjetur të gatshme tek banesa e të dyshuarit Xh.G..
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.