Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve B.H., B.A. dhe H.B., të cilët gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
Të dyshuarit B.H. dhe B.A., dyshohen se në disa lokacione të ndryshme në Gjilan, për qëllime të shfrytëzimit seksual kanë trafikuar të viktimën A.H., ashtu që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.
Me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’.
Ndërsa, i pandehuri H.B., dyshohet për veprën penale ‘’Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’, të KPRK-së.