140.000 vaksina kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
“Vaksinat kundër Gripit sezonal kanë arritur në Kosovë. Janë 140. 000 vaksina të siguruara”, kanë thënë nga MSH-ja.
Vaksinat sipas planit të MSH-së, do të shpërndahen nesër nëpër Komunat e Kosovës, ndërsa prioritet për tu vaksinuar do t’iu jepet të sëmurëve kronik, personave të moshës mbi 65 vjeç, shtatzënave dhe lehonave si dhe fëmijëve me indikacione shëndetësore.
“Sipas Planit te vaksinimit, ato pritet te shpërndahen nesër nëpër komuna. ndërsa kategoritë qe vaksinohen kundër Gripit sezonal janë: të sëmuret kronike, personat e moshës mbi 65 vjeç, shtatzënat dhe lehonat si dhe fëmijët me indikacione shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Nga kjo ministri thonë se qytetarët të cilët janë me prioritet do të informohen për tu vaksinuar në mënyrë që të mos krijohet tollovi në qendrat e mjekësisë familjare.
“Qytetaret e kategorive prioritare do të informohen për orarin e fillimit të vaksinimit dhe kategoritë që do të përfshihen se pari në vaksinim, me qellim të mos krijimit të tollovive të panevojshme me që vaksina do te ketë mjaft”, thuhet më tej në përgjigje.