Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e LDK-së, Agim Veliu dhe Arban Abrashi, janë parë duke dalë nga lokali i ish-kandidatit për kryetar të Prishtinës, Uran Ismailit, shkruan Kosova Post.
Kosova Post bën të ditur se gjatë ditës së djeshme, Veliu dhe Abrashi kanë qëndruar në lokalin e quajtur Bon Vivant.
Në foto shihet se si dy deputetët e LDK-së janë duke dalë nga lokali i Ismailit.
Sipas burimeve të redaksisë, arsyeja e vizitës së deputetëve të LDK-së në lokalin e Ismailit thuhet se janë për ta bindur Uran Ismailin për tu bë bashkë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Por, sipas dëshmitarëve thuhet se ka qenë i kotë insistimi i Agim Veliut, dhe nuk kanë mundur ta bindin Uran Ismailin.
Ju kujtojmë se me 17 Tetor ka përfunduar raundi i parë i zgjedhjeve lokale, ku Prishtina ka shkuar në balotazh mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe LDK-së.
Raundi i dytë i zgjedhjeve pritet të mbahet të dielen e 14 Nëntorit. Atë ditë qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin të parin e kryeqytetit. Zyrtarisht ende nuk kemi ndonjë koalicion të bërë publik për opinionin e gjerë