Policia e Kosovës pati një intervenim mbrëmjen e kaluar në një prej kafiterive të qytetit të Prizrenit.
Me këtë rast rreth orës 22:40 është arrestuar anëtari i Kryesisë së OVL-UÇK-së, Faik Fazliu.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës u tha se Fazliu kishte kanosur një zyrtar policorë përgjatë kohës sa të njëjtit po asistonin inspektorët e AUV-it në këtë kafiteri, për të shikuar nga afër respektimin e masave antiCOVID.
Por së fundi është siguruar edhe video-incizimi në të cilën shihet edhe moment i arrestimit të Fazliut.
Ndryshe nga Policia e Kosovës është theksuar se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit Fazliu është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“I dyshuari F.F i lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrë zyrtare. Zyrtarët policorë po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri), së bashku më inspektorët e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave antiCOVID19”, u tha në përgjigjen e policisë.
Gjithashtu u theksua se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren.
“I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit, iniciohet rasti për “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti është nën hetime”.