Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor në Kosovë.
Vuçiq i ka bërë thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë.
Kreu i shtetit serb ka thënë se një thirrje të tillë e bën edhe përkundër veprime të Kosovës, duke përmendur futjen e çmimeve anti-dumping për disa produkte të Serbisë.
“Serbët duhet të jenë të bashkuar, të shkojnë në votime sa më shumë të jetë e mundur dhe të luftojnë për të drejtat e tyre, ata vetë, për vendin e tyre, që të përfaqësohen institucionalisht, kur është e nevojshme, të jenë në gjendje të reagojnë në institucione në mënyra të ndryshme”, ka thënë Vuçiq.