Është kjo nënkryetarja e AAK-së që kishte kryer magjistraturën në Universitetin London Southbank University në Angli, dhe e cila, më pastaj, mbaroi specializime përkatëse nëpër qendrat kryesore evropiane të elektronikës dhe telekomunikacionit. Është shembulli më i mirë i një gruaje dhe nëne të suksesshme.
Është po ajo e cila specializoi nëpër vende të ndryshme të Evropës si: Londër, Bruksel, Riga, Vilnius, Ljubljana, e në fund edhe në Washington D.C.. Të gjitha këto, në fushën e teknologjisë informative, në çështje rregullatore dhe ekonomike.
Pas kyqjes në politikë dhe falë punës së saj të palodhshme, ajo zgjedhet kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës. Kryetari Haradinaj më tutje ia besoi përgjegjësinë e nënkryetares së partisë.
Pas gjithë kësaj game të aktiviteteve të palodhshme, në vitin 2007 ajo u angazhua në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve Postare (ARKEP) në Prishtinë, me ç’rast, si eksperte e fushës, ishte përgjegjëse për çështjet e standardeve, interkoneksionit, tarifave, infrastrukturës.
Gjithashtu, në vitin 2014, ajo zgjidhet udhëheqëse e projektit kapital me interes nacional, mbi kualitetin e shërbimeve të komunikimeve elektronike.
Për më tepër, Makbule Shkodra pas përfundimit të shkollës së mesme, drejtimi matematikor, e frymëzuar nga babai i saj, Prof. Dr. Sc. Sadri Shkodra, vazhdoi studimet në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës. Më vonë, pas kthimit nga Anglia, ajo angazhohet si ligjëruese pesëvjeçare në kolegjin “Gjilani” në Gjilan, ku përfshinë ligjërimin e lëndëve: Bazat e Teknologjisë Informative, Menaxhim i Bazës së të dhënave dhe Informatikë e Biznesit.
Nuk ka dyshim se Makbule Shkodra është shembulli më i mirë i një gruaje të suksesshme në Kosovë. Përkrah të qenurit nënë e dashur, bashkëshorte e admiruar, ajo arriti të renditë sukseset e saj edhe në rrafshet akademike e sidomos në politikë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post