Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Samitin “Ekonomist” në Shkup ka deklaruar se liria e shprehjes, sundimi i ligjit dhe drejtësisë, media të pavarura, përballja me të kaluarën dhe zhvillimi ekonomik, janë ndër parimet bazë që të arrihet stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Ai tha se paqja në rajon nuk mund të arrihet pa e zgjidhur të kaluarën.
“Që me të vërtetë të fillohet me paqen, duhet të zgjidhim të kaluarën. Të përballemi me pastrimin e saj, siç janë spastrimet etnike, gjenocidet. Nëse nuk ndjehet përgjegjësi dhe faj për këto që ndodhën, atëherë sërish do të bëni të njëjtën. Kjo është shkak se pse ne themi se kurrë nuk do të harrojmë dhe duhet t’ia kujtojmë të rinjve se çfarë ka ndodhur. Duhet të punojmë për qytetarët dhe jo të shpëtojmë politikanë të caktuar që të arrijnë pasuri të majme”, ka deklaruar Albin Kurti.