Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur pushimet në Turqi.
Kështu të paktën u raportua dje në media, sipas të cilave Osmani që dy ditë përmes Aeroportit të Prishtinës ka shkuar në Turqi për t’i kaluar pushimet.
Në lidhje me këtë çështje ndërkaq presidenca është treguar shumë e mbyllur.
Tentativave të disa-hershme për të marrë një përgjigje në lidhje me këtë çështj. zyra për informim e presidencës nuk është përgjigjur.
Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me këtë çështje.
Ndërkohë teksa një informacion i tillë mbetet i pakonfirmuar, nuk dihet se sa presidentja do të qëndrojë në Turqi për pushime.