Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate njoftoi se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 11:30, si pasojë e një aksidenti tragjik në trafik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë kanë humbur jetën 10 persona, bashkëatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë e angazhuar në orët në vazhdim për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar dhe për t’iu asistuar bashkatdhetarëve dhe familjarëve të tyre në të gjitha procedurat e nevojshme”, thuhet në komunikatën e MPJD.
MPJD-ja shprehu keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të bashkatdhetarëve tanë dhe i shprehu ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe i dëshiroi shërim të shpejtë të lënduarve.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=22095782&v=2.1&guid=ea56e116c96146fa822b842d2deef7837a4fe6ac2dfc4a429af36e380ec5e34b
Gjatë ditës së sotme Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e saj kroat Gordan Grlic Radman. Ky i fundit ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe ka siguruar Gërvallën se do të angazhohen të gjitha instancat relevante për t’iu dalë në ndihmë të lënduarve.