Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar edhe kandidaturën për komunën e Pejës.
Këshilli drejtues i AAK-së ka votuar sot kandidatin për kryetar të Komunës së Pejës, Rrustem Berishën.
Këtë e ka bëtë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, zyrtari i Aleancës, Arbër Tolaj.
“Sot, Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Pejë, me vota unanime zgjodhi kandidatin për Kryetar të Komunës së Pejës.
Urime miku im, Rrustem Berisha!
Na priftë e mbara!”, ka shkruar Tolaj.