Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq janë përplasur në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Kurti ka kërkuar që marrëveshja e CEFTA-s të ridefinohet dhe Kosova të trajtohet si shtet i barabartë. Ai ka kërkuar nga Serbia njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Kurse, Kryeministrja Ana Bërnabiq ka thënë se ata nuk kanë problem me formatin, sepse sipas saj Kosova është pjesë e Serbisë.
Kryeministrja e Serbisë ka deklaruar në këtë samit se pesë shtetet e Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën si shtet dhe Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara.
Kurti më pasi i është kundërpërgjigjur Bërnabiqit duke e pyetur se çfarë synime ka Serbia.
“Dëshironi të na okuponi?” ka thënë Kurti.
Ndërkaq kryeministrja e Serbisë ka deklaruar me ironi se ata nuk e kanë këtë synim ngase Kosova është pjesë e Serbisë.